Site icon Telegrafi

Pritje e ngrohtë për Salahun në Rusi, ylli egjiptian stërvitet në stadiumin ku valëvitet flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës

ZURICH, SWITZERLAND - MARCH 27: #10 Mohamed Salah of Egypt looks on during the International Friendly between Egypt and Greece at the Letzigrund Stadium on March 27, 2018 in Zurich, Switzerland. (Photo by Robert Hradil/Getty Images)

Njëri nga futbollistët më të mirë në botë, Mohamed Salah ka mbërritur në Rusi me Kombëtaren e Egjiptit.

Ylli i Liverpool ka qenë në rrezik për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror pas lëndimit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Por Salah duket se ka lënë lëndimin mbrapa dhe pritet të luaj qysh në ndeshjen e parë me Egjiptin më 15 qershor përballë Uruguait.

Kombëtarja e Egjiptit tani ka mbërritur në Rusi dhe po qëndron në qytetin e Groznyt që është pjesë e Republikës çeçene të Rusisë.

Egjipti po i kryen stërvitjet në stadiumin ‘Akhmat Arena’, që është stadium i klubit Akhmat Grozny.

Flamuri i Kosovës në ‘Akhmat Arena’

E me të mbërritur Salah në seancën stërvitore pritjet për të kanë qenë fantastike nga publiku i pranishëm në shkallët e stadiumit.

Në këtë stadium janë të varur edhe dy flamujt shqiptarë, ai Kombëtar kuq e zi dhe flamuri shtetëror i Kosovës.

Këtë gjë e ka bërë klubi i Akhmat Groznyt në nderë të Bernard Berishës, Odise Roshit dhe Bekim Balajt që janë pjesë e rëndësishme e skuadrës çeçene.

Salah pritet të jetë njëri nga lojtarët kryesorë të këtij Kampionati Botëror. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6M88q6kPY9c

Exit mobile version