Një kapiten, një ikonë apo më mirë të thuhet një legjendë sot zhvilloi ndeshjen e fundit me Chelsean.
Fjala është për kapitenin e jashtëzakonshëm anglez, John Terry i cili u përshëndet me tifozët e Chelseat.
Londinezët e pritën në mënyrë të mrekullueshme hyrjen e tij në fushën e ‘Stamford Bridges’ me pankarta të ndryshme duke iu falënderuar atij.
Terry qëndroi në fushë deri në minutën e 28-të kur u zëvendësua nga Gary Cahill.
Në momentin e zëvendësimit, të gjithë të pranishmit janë ngritur në këmbë duke duartrokitur kapitenin e tyre i cili më nuk do ta veshë fanellën e Chelseat.
Ish-reprezentuesi anglez u largua me lot në sy nga fusha dhe zyrtarisht u pensionua nga futbolli aktiv.
Ky ishte momenti më emocionues në ndeshje. /Telegrafi/