Site icon Telegrafi

Pritje e gjatë në kalimin kufitar “Bogorodica” për hyrje në Greqi

Për hyrje në Greqi përmes kalimit kufitar “Bogorodica” sot pritet më shumë se një orë, njoftojnë nga LAMM.

Intenziteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjedisit të qytetit është mesatar, ndërsa në kalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjate për hyrje dhe dalje nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit rrugor.

Në disa rrugë është e mundur rrëshqitja e dheut sidomos në drejtimet: Koçani – Makedonska Kamenica – Dellçevë, Vinica – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles – Krushevë dhe Resnjë – Bukovë./Telegrafi/

Exit mobile version