Pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Jarinjë, vazhdojnë të jenë të ngarkuara nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve të cilët po i përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.
Mbrëmjen e së premtes, pjesa më e ngarkuar e këtyre pikave kufitare është dalja, ku pritjet janë një orë.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 30 minuta, ndërkaq në dalje pritjet janë deri në një orë.
Në pikën kufitare në Jarinjë për të hyrë duhet pritur 3 deri në 5 minuta, ndërsa në dalje pritjet janë deri në një orë.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata, përjashto Merdarën ku pritjet janë 15 deri në 20 minuta në hyrje e në dalje.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/