Festat e fundvitit po afrojnë, dhe tashmë në pikat kufitare ka filluar të vërehet fluksi i madh i bashkatdhetarëve të cilët këto festa do t’i presin me familjarët e tyre në Kosovë.
Në pikë kalimin kufitar në Merdarë sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitarë, bashkatdhetarët po presin deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë, ndërkaq për të dalë nga Kosova pritjet janë më të vogla 3 deri në 5 minuta, shkruan Telegrafi.
Kurse fluks më i vogël i bashkatdhetarëve vërehet në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, ky pritjet në këtë pikë për të hyrë dhe dalë nga Kosova janë 3 deri në 5 minuta.
Kujtojmë se edhe gjatë zezonës së verës, në këto pikë kalime kufitare bashkatdhetarët detyrohen të presin me orë të tëra për të hyrë në Kosovë, problem ky i cili nuk po arrin të gjejë zgjidhje tash e sa vite. /Telegrafi/