Bashkatdhetarë të shumtë kanë filluar të vijnë për pushime në Kosovë.
Vendkalimet kufitare me të ngarkuara vazhdojnë të jenë ato me Serbinë, në pikën kufitare Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri 400 metra, pritja për të hyrë në Kosovë është dy orë, transmeton Telegrafi.
Kolona janë krijuar edhe në pikën tjetër kufitare Muçibabë, qytetarët po presin deri një orë për të hyrë në territorin e Kosovës.
Ndërsa, në Merdar pritja është deri 30 minuta.
Vendkalimet tjera janë më pak të ngarkuara, dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga 3 deri 15 minuta.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar këtu./Telegrafi/