Telegrafi

Pritja ndaj Getafes tregon se përse Ter Stegen është njëri ndër portierët më të mirë në botë

Marc-Andre ter Stegen është padyshim njëri ndër portierët më të mirët në botë, e këtë na dëshmoi edhe sot në ndeshjen që Barcelona e fitoi ndaj Getafes.

Blaugranasit fituan 2-1 ndaj rivalit të La Liga-s, derisa portieri gjerman ishte pothuajse vendimtar në fitoren e tyre.

Ter Stegen cilësohet si portieri më i mirë në botë, e nëse nuk është aty, është në mesin e atyre si, Jan Oblak, Alisson Becker, David de Gea, Thibaut Courtois e Manuel Neuer.

Lexo po ashtu Barcelona triumfon ndaj Getafes, i qëndron hije Real Madridit

Kur kishin mbetur edhe 15 minuta lojë në Camp Nou, gjermani bëri një pritje të mrekullueshme, duke e larguar topin nga vija e golit.

Jaime Mata bëri një gjuajte të rrezikshme, gjersa 27-vjeçari arriti ta largonte rrezikun nga porta e tij, duke mos e lejuar kundërshtarin që ta barazonte rezultatin në 2-2. /Telegrafi/