Site icon Telegrafi

Pritja mbaroi, Cineplexx në Prizren hapet me 30 tetor

Operatori austriak i kinemave, Cineplexx, ka njoftuar se hapja zyrtare e kinemasë së dytë me 5 salla në Prizren do të bëhet me 30 tetor.

Kompania austriake e cila operon në fushën e kinematografisë që nga viti 1967, këtë vit do të kurorëzojë edhe një sukses duke u zgjeruar edhe me kinemanë e dytë në tregun e Kosovës si pjesë e projektit të zgjerimit në regjionin e Ballkanit. Cineplexx tashmë operon me sukses në Itali, Slloveni, Kroaci, Serbi, Mal te Zi, Maqedoni, Greqi dhe Shqipëri.

Kinemaja austriake Cineplexx, është pjesë e projektit të hapjes së qendrës tregtare më të re dhe moderne në Kosovë, Galeria Shopping Mall në Prizren.

“Pritjes i erdhi fundi, Cineplexx do të hapet me 30 tetor. Kinemaja do t’i ketë 5 salla për shfaqjen e filmave, të gjitha me teknologjinë më të fundit ‘Real D – 3D’, si dhe teknologjinë më të re të zërit JBL. Në total kapaciteti i ulëseve do të jetë rreth 800”, konfirmon menaxheri i Marketingut dhe Komunikimit të kësaj kinemaje, Dëfrim Puka.

Sipas tij, adhuruesit e filmit nga Prizreni tani e tutje do të kenë një kinema të vërtetë ku ata do të mund t’i shohin të gjithë filmat premierë në kohë rekorde, si dhe t’i shijojnë si asnjëherë më parë. Cineplexx do t’ju ofrojë një përvojë të re të filmit që nuk do ta zëvendësojnë me asgjë.

Ai njofton gjithashtu se gatë javëve të para në ekranet e kësaj kinemaje do të shfaqen filmat si Terminator: Dark Fate, Joker, Gemini Man, Maleficient, Frozen 2, Ford v Ferrari, e shumë të tjerë. Orari i kinemasë do të jetë prej orës 15:00 deri në 23:00, dhe gjatë kësaj periudhe çdo 20 minuta do të ketë termine të filmave të ndryshëm.

Për t’u informuar për më të rejat e kinemasë më të madhe në vend, bëni LIKE faqen zyrtare të Cineplexx Prizren në Facebook.

Artikull i sponsoruar

Exit mobile version