Wojciech Szczesny ka bërë shaka me bashkëlojtarin e tij, Juan Cuadrado, duke thënë se i ka mbajtur të aktivizuar të dy portierët në ndeshjen ndërmjet Juventusit dhe Bolognas.
Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 2-0 të dielën, ndërsa portieri i ekipit kundërshtar, Lukasz Skorupski, bëri disa pritje, në mesin e tyre edhe të kolumbianit.
Mirëpo, Cuadrado ka mundur të shënojë një autogol me kokë, po të mos bënte një intervenim fantastik Szczesny.
https://www.youtube.com/watch?v=nDlNX4ZgsbY
Dhe portieri i Juves e ka publikuar një fotografi të përbashkët me bashkëkombësin e tij polak, Lukasz Skorupski, duke e lëvduar për paraqitjen e tij.
“Është gjithmonë gjë e bukur të shohësh një bashkëkombës polak duke luajtur mirë. Cuadrado na ka mbajtur të dyve në maje të gishtave”, ka shkruar Szczesny.
Nga ana tjetër, kolumbiani e ka falënderuar portierin e Bianconerëve për intervenimin që pengoi autogolin. /Telegrafi/