Liverpool fitoi ndaj Napolit me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të Grupi C dhe kështu siguroi fazë e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Golin e vetëm për Reds në këtë takim e shënoi Mohamed Salah në minutën e 34.
Por, heroi i vërtetë në këtë përballje ishte portieri Alisson, i cili me një pritje fantastike në kohën shtesë shpëtoi skuadrën e Jurgen Klopp nga eliminimi.
#Klopp summarising how all Liverpool fans reacted to Alisson’s save #LiverpoolNapoli #Alisson pic.twitter.com/lQ3ZsgqsvS
— Oli Hinds (@olihinds) December 11, 2018
Braziliani iu bashkua Liverpoolit në verë nga Roma për 72.5 milionë euro dhe deri më tani ka bërë paraqitje fantastike, duke treguar se e meriton gjithë ato para.
26-vjeçari në 22 ndeshje për skuadrën angleze ka arritur ta mbajë portën e paprekur në 12 përballje.
Alisson është zgjedhur portieri më i mirë i sezonit 2017/18 në Serie A.
Liverpooli kaloi grupin nga vendi i dytë, ndërsa kundërshtarin do ta mësojë pas shortit. /Telegrafi/