Për shtetasit e Maqedonisë, Bullgaria dhe Danimarka dominojnë para metropoleve tjera evropiane, si destinacione më tërheqëse për pritjen e vitit të ri 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, shumica e qytetarëve të Maqedonisë do ta presin vitin e ri në atmosferë shtëpiake, kryesisht për shkak të rrethanave financiare. Destinacionet vendore më të kërkuara janë Ohri dhe Mavrova./Telegrafi/