Kandidati për guvernator nga radhët e Republikanëve, Larry Elder, ka përjetuar një pritje jo edhe aq të këndshme në Los Angeles të Kalifornisë, ku një grua me maskë të gorillës e sulmoi me vezë.
Gruaja në biçikletë siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, fillimisht e sulmon verbalisht dhe më pas e godet me vezë në kokë, transmeton Telegrafi.
Por duket se as kjo nuk i mjaftoi, pasi iu vërsul edhe fizikisht, por ishin pjesëtarët e sigurimit që e parandaluan këtë.
Elder i cili është udhëheq i një shou, kishte shkuar për të vizituar një kamp për të pastrehët në kuadër të fushatës së tij që po afrohet – më 14 shtator dhe çdo herë po bëhet më e nxehtë.
E duke parë rrezikun, Republikani u fut menjëherë në veturën e parkuar dhe u largua nga vendi i ngjarjes për të shmangur diçka më të keqe. /Telegrafi/
https://twitter.com/KateCagle/status/1435689908098592771?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1435689908098592771%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3763897%2Fkad-te-gorila-gadja-jajima-gruba-dobrodoslica-republikanskom-kandidatu-lariju-elderu-u-los-andjelesu-video