Cristiano Ronaldo u rikthye në Old Trafford, tani me Juventusin për tu përballur me klubin që e bëri të njohur, Manchester Unitedin.
Ai ishte kthyer fillimisht me Real Madridin, para disa vite, ndërsa tani me Zonjën e Vjetër me të cilët mori një fitore me rezultat 1-0, me golin e Paulo Dybalas.
Ish-ylli i United mbetet lojtar i dashur për anglezët dhe të tillë kishte shumë, që ishin të etur për të takuar atë edhe gjatë ndeshjes, pasi një u fut në fushë në mes të saj, e disa në fund.
Shumë të tjerë provuan fatin e tyre për një takim me CR7, por shumë dështuan në pjesën më të madhe.
Njëri që u fut në fund e fitoi një foto.
Cristiano Ronaldo takes a selfie with a pitch invader after Juventus beat Manchester United at Old Trafford.
Brilliant! https://t.co/6eLvxjcH2s
— Football Planet (@FootballlPlanet) October 23, 2018
Futbollisti 33-vjeçar portugez mori telefonin e personit që ishte kapur dhe i bëri një selfie, para se sigurimi ta merrte.
Një legjende!
Ishte një natë për tu kujtuar për yllin e Juventusit, i cili bëri emër në Manchester United gjatë një periudhe që zgjati nga 2003 deri në 2009.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë pati disa shanse për të shënuar në ndeshje, por portieri i Unitedit, David de Gea, ishte fantastike duke ia mohuar golin.
Ronaldo me të shkelur në qytetin e Mançesterit u prit nga tifozët.
Kjo vazhdoi edhe poshtë tunelit në ‘Teatrin e Ëndrrave’, para dhe pas ndeshjes.
Shumë duartrokitje në fund, pasi ai kishte vendosur që i fundit ta lëshojë fushën legjendare.
Tifozët e United qëndruan aty dhe e duartrokitën, pasi Ligën e Kampionëve të fundit e kanë fituar me të si lojtar i tyre. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo waves goodbye to Old Trafford and the Man Utd fans 👋 pic.twitter.com/dX6av9q1uP
— Football on TNT Sports (@footballontnt) October 23, 2018