Telegrafi

Pritja e Berishës ndaj Juventusit më e mira e muajit në Serie A, këto janë pritjet e jashtëzakonshme të portierëve

Etrit Berisha dhe skuadra e tij Spal ishin javën e kaluar mysafir të Juventusit, ku u mposhtën me rezultat 2-0.

Por pritjet e jashtëzakonshme të Berishës në këtë takim e lënë në hije fitoren e kampionit në fuqi të Italisë.

Falë disa pritjeve fantastike të tij, Berisha mori notë tejet të lartë në atë takim.

Serie A ka publikuar një video ku shihen pritjet më të mira të muajit shtator në kampionatin elitar në Itali.

Pritja e Berishës ishte më e mira e muajit, ndërsa aty nuk mungon një pritje edhe nga legjendari Gianluiggi Buffon.

Në mesin e pritjeve më të mira është edhe ajo e Thomas Strakoshës ndaj Genoas.

Ndërkohë nuk mungon as pritja e jashtëzakonshme e Samir Handanovic ndaj Correas të Lazios. /Telegrafi/