Etrit Berisha dhe skuadra e tij Spal ishin javën e kaluar mysafir të Juventusit, ku u mposhtën me rezultat 2-0.
Por pritjet e jashtëzakonshme të Berishës në këtë takim e lënë në hije fitoren e kampionit në fuqi të Italisë.
Falë disa pritjeve fantastike të tij, Berisha mori notë tejet të lartë në atë takim.
Serie A ka publikuar një video ku shihen pritjet më të mira të muajit shtator në kampionatin elitar në Itali.
Pritja e Berishës ishte më e mira e muajit, ndërsa aty nuk mungon një pritje edhe nga legjendari Gianluiggi Buffon.
Në mesin e pritjeve më të mira është edhe ajo e Thomas Strakoshës ndaj Genoas.
Ndërkohë nuk mungon as pritja e jashtëzakonshme e Samir Handanovic ndaj Correas të Lazios. /Telegrafi/