Një ngjarje e pazakontë vjen nga Spanja, ku një grua e moshuar priti me orë të tëra në radhë duke menduar se do të vaksinohet – duke mos ditur se në fakt ishte një pikë-shitje për biletat e ndeshjes së futbollit mes Cartagenes dhe Valencisë.
Ky gabim u zbulua rastësisht nga gazetari që po raportonte nga vendi i ngjarjes, dhe fliste për euforinë e tifozëve të ekipit spanjoll nga liga e dytë që po priste si mysafir Valencinë, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se jeni këtu për të blerë biletën për ndeshjen e madhe”, pyeti gazetari gruan e moshuar – e cila iu përgjigj shkurt: “Jo, jam këtu që të vaksinohem kundër coronavirusit”, duke e lënë gojëhapur gazetarin me atë që po dëgjonte.
Ndryshe Valencia festoi fitoren 2:1, e golin e fitores e shënoi Cheryshev në minutën e 93-të. /Telegrafi/