Toulor Moone kishte pritur për dy orë në një restorant në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, për një ushqim vegan. Por, kur i arriti, mbeti e tronditur me sandviçin e thatë që i shërbyen.
Brenda kulaçit të ndarë në gjysmë, ishin vetëm disa bishtaja dhe karota të vogla të ziera, pas asnjë sos për ta bërë më të lëngshme, transmeton Telegrafi.
“Nuk po mund ta përpija asnjë kafshatë, mu desh të shkoja shumë mustardë dhe lakra turshi. Kjo pasi prita shumë gjatë”, ka thënë Moone.
Për tetëmijë ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka thënë se restoranti reklamohej si i përshtatshëm për ata që janë vegjetarian dhe vegan, por se ndodhi krejtësisht e kundërta. /Telegrafi/