Site icon Telegrafi

Pritet votimi i dy anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese

“Sot është një ditë tepër e rëndësishme për të treguar përgjegjshmëri për të ardhmen evropiane të Shqipërisë!”, kështu shkruan presidenti Ilir Meta në Facebook në një kohë kur sot Kuvendi pritet të votojë për miratimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Kushtetuta e ka përcaktuar qartë radhën se si kryhen emërimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese! Presidenti i Republikës e zgjodhi anëtarin e parë të saj menjëherë ! Tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë!”, thotë më tej Meta.

Ndërkohë, ai njofton se brenda 24 orëve do të shprehet për të zgjedhur anëtarin e tretë sapo Kuvendi të ketë shprehur vullnetin e tij. /TCH/

Exit mobile version