Prokuroria Speciale e Kosovës pritet që të vendos nëse do të nisë hetimet për një lokacion të dyshuar për varrezë afër Kishës ortodokse serbe në Prishtinë.
Në adresë të drejtorit të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu kanë ardhur disa informata se gjatë kohës së luftës në afërsi të kishës ortodokse serbe është punuar me ekskavatorë e që ngrit dyshimet se mund të ketë trupa njerëzish në atë pjesë, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ditë më parë në media ka thënë se këtë informatë e ka marrë nga një grua e cila pretendon se gjatë luftës ka parë nga ndërtesa të jetë gropuar në atë pjesë.
Gërxhaliu e ka mohuar të ketë thënë në media se mund të bëhet fjalë për varrezë masive në atë lokacion, përderisa ka shtuar se kjo është ende vetëm një informatë.