Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime në pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e pakta të jenë prezente në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7 gradë Celcius deri në 26 gradë Celcius. /tch/