Parashikimet e motit thonë se nga sonte pritet të ketë ulje të lehtë të temperaturave në Maqedoni, nën ndikimin e masave të ftohta ajrore që lëshohen nga veriu, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të Entit Hidro-Meteorologjik, do të ketë erë që në disa raste do të arrijë shpejtësinë deri 80km për orë, që do të ndikojë në uljen e temperaturave, të cilat pritet të lëvizin nga 15 deri 23°C.
Ndërkaq, deri të shtunën, moti do të jetë i thatë dhe me ngritje të lehtë temperature në suaza të mesatares./Telegrafi/