Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka njoftuar se do të ndahen 38 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor në mbështetje të sektorit të shëndetësisë në luftimin e pandemisë së Coronavirusit.
Ai me anë të një shkrimi në Twitter, gjithashtu thotë se do të janë në dispozicion edhe 373 milionë euro për rikëmbjen ekonomike të këtyre vendeve.
“U kam shkruajtur kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, për t’ju konfirmuar se qëndrojmë pranë parnerëve tonë në luftën kundër përhapjes së Coronavirusit. Ne po ndajmë 38 milionë euro ndihmë të menjëherëshme për sektorin e shëndetësisë dhe parashikojmë t’i rialokojmë 373 milionë euro për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”, ka shkruar Varhelyi. /Telegrafi/
I wrote to Prime Ministers of our #WesternBalkans partners to confirm we stand by the region in fight against #CoronavirusOubreak. We are allocating €38m for immediate support to health sectors & foreseeing over €373 m reallocation for social&economic recovery. 🇦🇱🇧🇦🇽🇰🇲🇪🇲🇰🇷🇸
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 25, 2020