Site icon Telegrafi

Pritet të vijnë 36 mijë afrikanë në Shëngjin, Pano: Është agjendë shpopullimi, do zëvendësohen shqiptarët

Pastori Akil Pano ka folur në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Itali, që u nënshkrua ditën e djeshme, ku parashikohet që 36 mijë afrikanë të vijnë në Shëngjin.

Në një intervistë në Euronews Albania, ai theksoi se ka pasur një agjendë, që sipas tij, vitet e fundit vendi është shpopulluar dhe do të popullohet sërish.

“Nëse ky vendim ka një shans të mos ndodh në Shqipëri, është Shqipëria dhe shqiptarët. Më sjellë ndërmend protestat për armët kimike. Disa njerëz e kanë përjetuar këtë si një rrufe në qiell të kaltër. Mua nuk më rezulton si e tillë. Nëse e shikoni me kujdes kontekstin tonë social, politik demografik, në 10 vitet e fundit, shikojmë që nga vendi ynë janë larguar 1 milionë shqiptarë. Ndërkohë që vendi është shpopulluar, ka një axhendë, do vijë momenti që do të rimbushet”-tha ai.

Derisa juristi Kreshnik Spahiu tha se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit, për emigrantët afrikanë nuk ka për t’u realizuar, pasi sipas tij ka për tu bërë pengesë Bashkimi Europian.

Ai tha se nëse emigrantët afrikanë që kërkojnë azil në Itali, sillen në Shqipëri, atyre u shkelen të drejtat themelore të njeriut gjë që nuk kanë për ta lejuar gjykatat e Bashkimit Europian.

“Kjo marrëveshje është e parealizueshme për shkak të ekspozitave të konventës europiane të të drejtave të njeriut. Kjo do të thotë se nuk vuajnë shqiptarët nga 30.000 afrikanë që do vinë, problemi është se atyre u shkelen të drejtat themelore të njeriut.

Ata kanë kërkuar azil politik në një shtet evropian siç është Italia. Çdo kalim i dhunshëm drejt një shteti tjetër, ka vendime të disa gjykatave evropiane që e hedhin poshtë. Unë mendoj se Rama me Melonin kanë luajtur politikisht, janë të dy xhongler ndërkombëtar”, tha Kreshnik Spahiu./Euronews Albania

Exit mobile version