Maqedonia pritet që ta vazhdojë gjendjen e krizës në kufirin jugor të saj deri në fund të këtij viti, për shkak të rritjes së tentimeve për tranzitim të refugjatëve dhe migrantëve drejt Evropës.
Propozim-vendimi për vazhdimin e gjendjes është në rend dite në Komisionin për mbrojtje dhe siguri.
Ky propozim do të del në seancë plenare më 21 maj.
Edhe Komisioni për arsim, shkencë dhe sport do të mblidhet sot, ku do të diskutohet për Propozim-ligjin për mbështetje të të rinjve gjatë blerjes së instrumenteve muzikore, në lexim të parë./Telegrafi/