Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se do të konsiderojë shtyrjen e afatit të 2 marsit për tarifat për produktet kineze nëse këto dy vende arrijnë një marrëveshje.
Trump zbuti qëndrimin e tij mbi luftën tregtare me Kinën duke thënë se ai është i pajtimit për ta lënë të hapur afatin përfundimtar, por se nuk preferon ta bëjë.
Gjithashtu ai tha se Pekini dëshiron shumë të arrijë një marrëveshje.
Kur u pyet nëse do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping në fund të muajit mars, Trump, tha se deri më tani nuk është si sigurt, shkruan CNBC, përcjell Telegrafi.
Afati i 2 marsit është vendimtar në negociatat mes vendeve pasi tarifat e SHBA-së për mallrat kineze do të rriten nëse një marrëveshje nuk do të arrihet më parë. Bisedimet tregtare ende janë në zhvillim, pasi të dyja palët nuk kanë hartuar akoma një marrëveshje që specifikon çështjet për të arritur një marrëveshje.
Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow, tha se ende ka dallime të mëdha ndërmjet SHBA-së dhe Kinës për të arritur një marrëveshje përfundimtare.
Ai shtoi se Trump është optimist në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare. /Telegrafi/