Telegrafi

Pritet të ngritet aktakuzë ndaj kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleski

Prokuroria Speciale Publike (PSP) bëri të ditur se në ditët në vijim do të ngritet aktakuzë për lëndën ”Transportuesi” ku i dyshuar kryesor është Vlladimir Taleski, kryetar i komunës së Manastirit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë lëndë, Taleski dhe 22 persona tjerë dyshohen se kanë keqpërdorur buxhetin e Maqedonisë, duke e dëmtuar për 360 mijë euro, përmes organizimit të paligjshëm të transportit të nxënësve, që sipas PSP-së, Manastiri e ka paguar transportin më të shtrenjtë në botë./Telegrafi/