Site icon Telegrafi

Pritet të ndërtohet urë e re në komunën e Zërnovcit

Në komunën Zërnovcë do të ndërtohet ura mbi lumin Bregallnica e cila ishte prishur nga përmbytjet e vitit të kaluar dhe që e lidhte këtë komunë me qytetin e Koçanit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ura do të ndërtohet me mjetet financiare të UNDP-së nga programi për ndihmë të rajoneve të përmbytura, ndërkaq dimensionet e saj do të jenë më të gjëra, kurse tenderi është shpallur. Shuma e këtij projekti pritet të jetë 1 milionë e 500 mijë euro.

Ndërtimi i kësaj ure do t’u jep fund vështirësive dhe rrezikut të banorëve që vazhdojnë ta përdorin këtë urë, duke kaluar mbi të në këmbë ose me automjete të lehta./Telegrafi/

Exit mobile version