Telegrafi

Pritet të fillojë seanca për dy të dyshuarit si dhunues të zyrës së kryetarit Ivanov në Shkup

Dy demonstruesit për të cilët thuhet se kanë ushtruar dhunë nëpër rrugët e Shkupit, do të ulen në bankën e të akuzuarve. Bëhet fjalë për Filip. N. (30) dhe Nikolla. A. (30), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata dyshohen për thyerje të zyrës së kryetarit Ivanov në Shkup dhe të Ministrisë së drejtësisë. Kjo është hera e tretë për të filluar seancën gjyqësore ndaj tyre, pas dy tentimeve të dështuara, ndërkaq duhet të vërtetohet dëmi i shkaktuar. Ky dëm është vlerësuar në 880000 denarë (rreth 14300 euro)./Telegrafi/