Telegrafi

Pritet të fillojë ndërtimi i rrugës Tetovë-Kodra e Diellit

Po përpunohet versioni i fundit i dokumentimit teknik për ndërtimin e rrugës Tetovë-Kodra e Diellit.

Sipas të dhënave të Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, financimi i këtij projekti përfshin 19 kilometra rrugë nga mjetet e siguruara nga Banka Botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Së shpejti do të fillojë rikonstruimi i rrugës Tetovë-Kodra e Diellit. Këtë e vërtetoi edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Me konsultime sot në Komunën e Tetovës filloi procedura për përfshirjen e opinionit në përgaditjen e dokumenteve përfundimtare për dokumentimin teknik për ndërtimin e planifikuar të rrugës Tetovë-Kodra e Diellit nga NP për rrugët shtetërore./Telegrafi/