Telegrafi

​Pritet të arrihet marrëveshja për njohjen e patentë-shoferëve nga Kosova në Gjermania

Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim Guido Zielke, i cili po qëndron në Prishtinë për takime rreth njohjes reciproke të patentë-shoferëve.

Me këtë rast, ministri Veliu ka theksuar se Qeveria e Kosovës, bashkë me Agjencinë për Regjistrimit Civil, do të mbështesin përmbylljen e këtij procesi tepër të rëndësishëm për kosovarët që jetojnë në Gjermani.

Veliu tha se takimet e tilla do të mundësojnë që për së afërmi të shkëmbehen përvoja dhe praktika reciproke në fushën e lëshimit, menaxhimit dhe legjislacionit.

“Kosova në vitin 2019 ka aplikuar për njohjen e patentë-shoferëve të shtetasve tanë. Vizita e delegacionit gjerman paraqet një hap të rëndësishëm për këtë proces, i cili si rezultat do të ketë vendimin përfundimtar të Gjermanisë dhe 16 Republikave të këtij shteti, për njohjen reciproke te patentë-shoferëve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në fund, MPB thotë se së shpejti mund të ketë marrëveshje për patentë-shoferë, respektivisht njohjen e tyre nga Gjermania. /Telegrafi/