Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy sot pritet të takohet me kabinetin e tij për të vendosur sundim të drejtpërdrejtë mbi Katalonjën.
Kryeministri Mariano Rajoy do të takohet me kabinetin e tij pothuajse tre javë që kur është mbajtur referendum në këtë regjion.
Qeveria e Spanjës ka thënë që ky referendum është ilegal, mirëpo lideri katalunas Carles Puigdemont ka deklaruar që ka një mandat për të shpallur pavarësinë.
Si rezultat i kësaj, qeveria qendrore po përgatitet të marrë pushtetin.
Pritet qe do të inicioj Nenin 155 të kushtetutës, i cili i mundëson vendosjen e sundimit direkt, kështu duke marrë pushtetin e këtij regjioni për herë të parë.
Kjo nënkupton edhe kontrollimin e policisë së Katalonisë.
Megjithatë, neni 155 i kushtetutës nuk i jep të drejtë të suspendoj tërësisht autonominë në këtë vend.