Telegrafi

Pritet spektakël i madh të shtunën në ‘Illyrian Fight Night II’

Gjithçka është në fazën finale në organizimin më të madh të shqiptarëve në Zvicër ‘Illirian Fight Night II’.

Interesimi për këtë ngjarje ka marrë një hov të madh,kjo fal punës dhe angazhimit të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Zvicër.

Janë paralajmëruar shumë mysafir ku ndër të tjerë veçohen:

1. Muharrem Hasani-kampioni botëror i IFN në kategorinë e rënd 94 kg,i cili vitin e kaluar nokautoi kikbokserin me renome botërore Sebastian Ciobanu.

2. Zyber Rudaj-kampioni botëror i IFN në kategorinë 84 kg.

Për shkak të interesimit të madh organizatorët janë kujdesur që kjo natë të jetë sa më atraktive.

Ata sjellin një meqë në boks profesionist. Alfred Kqira është bokseri shqiptar i cili do të ngjitet në ring.

Në këtë ngjarje do të prezantoj edhe artisti Kreshnik Ibrahimi i cili do të shfaq një pjesë artistike në këtë mbrëmje.

Më poshtë ju sjellim intervistën që është bërë me organizatorët dhe sportistët shqiptar.

Me të vërtetë me të drejt thuhet “Shqiptarët e bojn më se miri”.

Në një sallë siç është Eulachhalle në Winterthur,kapaciteti i të cilës është 2000 shikues pritet që kjo natë të jetë e paharrueshme.

Kampioni shqiptar i IFN Shkodran Veseli,sapo është kthyer nga Tajlanda ku i mbajti përgatitjet për këtë meç.

Ai është i vendosur që rrypi me shqiponjën dy krenare të mbetet te ai është i vendosur të luftoj deri në fund për ‘nderin shqiptar’.
Gjithashtu edhe sportistët tjerë shqiptar i kanë përfunduar përgatitjet e tyre dhe janë të gatshëm për këtë natë.