KB Bashkimi, pas ndryshimeve në stafin organizativ të klubit, ka filluar përgatitjet për përballjen e nesërme ndaj Trepçës.
Ditë më parë legjenda e klubit prizrenas Artan Kurti është bërë drejtor sportiv i Bashkimit. Dhe sot Bashkimi ka filluar me shitjen e biletave për takimin e radhës ndaj Trepçës.
Bashkimi – Trepça, pritet të sjellë një ndeshje të zjarrtë, ku zyrtarët e klubit për argëtimin e tifozerisë zyrtarët e klubit kanë angazhuar këngëtarin e mirënjohur Burim Hoxhën.
Përmes një postimi në Facebook klubi prizrenas bën të ditur se, “shitja e biletave në Sheshin Shadërvan ka filluar, bëhu edhe ti pjesë e kontributit për klubin e zemrës”.
Në këtë sezon të dyja skuadrat kanë shënuar fitore si vendëse. Bashkimi e mposhti Trepçën 63:51 në Prizren, derisa Trepça triumfoi në Minatori përballë prizrenasve, 81:48-të.
Theksojm se ndeshja do të zhvillohet në “Sezai Surroi”, nesër nga ora 20:00.