Site icon Telegrafi

Pritet shumë nga Haxhi Krasniqi

Krasniqi 28-vjeçar deri vonë ka boksuar në kategorinë gjysmë të rëndë, ndërsa tashmë ka rënë një kategori më poshtë, në atë super të mesme. Krasniqi në ring do të kthehet më 9 janar kur në Berlin do të përballet me Cagri Ermisin.

Ulf Steinforth është promotor i Krasniqit, përkatësisht udhëheqës i kompanisë SES-Boxing. "Ai duhet të dëshmohet në presion të madh se mund të jetë i suksesshëm edhe në një kategori më të ulët. Për Robinin, ka kundërshtar interesant në Gjermani, në këtë kategori", ka thënë Steinforth për “bild.de”, shkruan kohaditore.

Mediumi i njohur gjerman ka shkruar se Krasniqi ka zgjedhur strategji të re, pasi ka dështuar dy herë në luftë për titull në kategorinë gjysmë të rëndë.

Krasniqi në boksin profesionist ka 44 fitore e 4 humbje. Ermis ka bilanc prej 18 fitoreve, 9 humbjeve e 2 barazimeve.
 

Exit mobile version