Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës janë duke mbajtur seancën e tyre të radhës, ku si pikë të rendit të ditës kanë edhe shkarkimin e kryesuesit të këtij kuvendi, Fehmi Kupina.
Sipas një burimi brenda kuvendit komunal thuhet se këtë propozim si pikë të rendit të ditës e kanë propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndryshe, kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fehmi Kupina ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, duke u deklaruar si kryesues i pavarur.
“Unë jam anëtar i pavarur i kryeqytetit dhe nuk do t’i përkas asnjë partie apo grupi politik. Mandatin tim si kryesues i Kuvendit dhe si anëtar i pavarur do ta ushtroj në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe do të jem besnik i secilit votues dhe qytetari të Prishtinës”, kishte thënë Kupina. /Telegrafi/