Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit në zyrën e presidentit, Hashim Thaçi, lidhur me çështjen e arrestimit të gjashtë shtetasve turq nga autoritetet kosovare, të cilët më pastaj u deportuan në Turqi.
Burime të Radiotelevizionit Dukagjini kanë bërë të ditur se në diskutimet e sotme mes liderëve kryesorë të shtetit, është vendosur që nesër të shkarkohet drejtori i AKI-së Driton Gashi.
Gjithashtu, KlanKosova mëson se nesër pritet të shkarkohet edhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Ndërkaq, për arrestimin dhe deportimin me procedurë të përshpejtuar të gjashtë turqve nuk kishin ditur asgjë krerët e shtetit.
Haradinaj, Thaçi e Veseli njoftuan se operacioni ishte i paqartë dhe se asnjë nga ta nuk kishin pasur detaje për aksionin.