Site icon Telegrafi

Pritet seancë të martën, opozita organizon përsëri protestë

Pritet që seanca e radhës së parlamentit të Shqipërisë të zhvillohet po të martën, çka ka bërë që opozita të lëvizë gurët e saj.

Ndryshe nga dita e djeshme ku seanca plenare u mblodh pa njoftim dhe brenda ditës, kësaj here duket se opozita ka marrë masat dhe ka mësuar se më 5 mars do të zhvillohet seanca e radhës në parlament.

Automatikisht, opozita ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen në protestë ditën e martë më 5 mars, përballë sheshit të Parlamentit të Shqipërisë.

Vendimi për të bërë seancën e radhës së parlamentit të martën e ardhshme është marrë nga Konferenca e Kryetarëve e kryesuar nga mazhoranca, e cila mesa duket i është shmangur të enjtes së kahershme të zhvillimit të parlamentit

 

Exit mobile version