Telegrafi

Pritet rritje ekonomike e vendeve në zhvillim

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i FMN-së, Xhon Lipski, tha se Kina, Brazili dhe vendet e tjera me rritje të shpejtë kanë luftuar për të mbajtur nën kontroll inflacionin dhe paratë hyrëse të investimeve.

Rritja e çmimeve të naftës ka përkeqësuar problemin e inflacionit, por Lipski tha se FMN-ja nuk ka ulur parashikimet e rritjes, meqë konsideron se çmimi i naftës është i përkohshëm. /Telegrafi/