Udhëheqësit e subjekteve afariste në industrinë e përpunimit kanë pritje të volitshme për sasinë e prodhimit në tre muajt e ardhshëm, ndërkaq depotë janë shterur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vlerësimi për gjendjen ekonomike të subjekteve afariste në dhjetor të vitit 2016 ishte thuajse në të njëjtin nivel me atë të muajit paraprak, por shumë më i volitshëm se sa dhjetori i vitit 2015.
Konsiderohet se edhe numri i punësimeve në këtë industri do të rritet. Ndikim më të madh në kufizimin e prodhimit kanë kërkesa e pamjaftueshme e jashtme (22.8%), mungesa e fuqisë cilësore punëtore (19.6%) dhe kërkesa e pamjaftueshme e brendshme (19.3%)./Telegrafi/