Telegrafi

Pritet rritje e ekonomisë turke me 8.2 për qind

Në raportin i cili publikohet dy herë në vit, parashikohet që rritja ekonomike e Turqisë për këtë vit të jetë 8.2 për qind.

Gjithashtu në raport theksohet se papunësia në Turqi do të fillojë të ulet gradualisht.
Ndërkohë që specialistët komentojnë se bota është pranë daljes nga kriza ekonomike, preh e sistemit aktual u bë edhe një vend tjetër.

Në raport nënvizohet se procesi i rimëkëmbjes ekonomike në botë ka filluar të ngadalësohet. Por në Turqi, falë efikasitetit të reformave strukturore që ende vazhdojnë në këtë vend, vihet në dukje se rritja ekonomike në vitin 2010 vazhdon të jetë e fuqishme. /Telegrafi/