Site icon Telegrafi

Pritet referendum për lojërat e fatit në Tetovë

Foto: Ilustrim

Lëvizja Antibixhoz do të organizojë referendum në Tetovë për lojërat e fatit. Kjo gjë realizohet nëse fillimisht ky propozim kalon në Këshillin Komunal, me kryesuesin e të cilit, Besar Durmishin, u takuan përfaqësues të Lëvizjes Antibixhoz.

Jushi Emrullai nga Lëvizja Antibixhoz shprehet se Komuna e Tetovës është votnuar me procesin pasi që debati për këtë çështje është bërë para katër muaj. Në Seancën e ardadhës propozimi pritet të vendoset para këshilltarëve e më pas brenda 40 ditësh do të duhet të organizohet referendum.

“Nga dita që kalon në Këshill, janë 40 ditë që duhet të realizohet ku referendum edhe në praktikë. Domethënë do të votohet si në zgjedhje normale që janë. Ne kemi kërkuar sa më shpejt të realizohet ky referendum, por Komuna e Tetovës është vonuar”, deklaroi Jushi Emrullai.

Kryesuesi Besar Durmishi thotë se ky propozim do të dërgohet në këshill, ndërsa më pas do të konsultohen me grupet e këshilltarëve.

Nga Lëvizja Antibixhoz zotohen se do të organizojnë referendum në gjitha qytetet e vendit pasi që ligji që duhet të kalojë në Kuvend është duke u vunuar, ndërsa edhe po të kalojë, i njëjti nuk largon lojërat e fatit tërësisht nga vendet e banuara.

Exit mobile version