Telegrafi

Pritet që MPB-ja të inicojë padi ndaj Dime Spasovit

Gjatë kësaj dite, ose deri nesër, Ministria e punëve të brendshme do të inicojë padi ndaj zv. ministrit të punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, për aksidentin e ditës së premte, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u bë e ditur në konferencën për shtyp të ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, duke theksuar se procedurat do të përmbyllen dhe se ligji vlen njëjtë për të gjithë.

Përndryshe, zv. ministri Dime Spasov ka shkaktuar aksident komunikacioni dhe ka tentuar që të ikë nga vendi i ngjarjes./Telegrafi/

Lexo po ashtu Këtu i gjeni lajmet për aksidentin e zv. ministrit Dime Spasov