Telegrafi

Pritet përgjigjja e deputetëve për amnestinë e ish-zyrtarëve në Maqedoni

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi kanë folur në lidhje me pyetjen që i u është bërë deputetëve për interpretimin autentik të nenit 11 të ligjit për falje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas propozuesve të këtij ligji, deputetëve të LSDM-së, me këtë nen dhe ligj bëhët parandalimi i ikjes së përgjegjësisë ndaj veprave penale dhe shpëtim nga dënimet nga veprat penale me faljen e kryetarit të shtetit.

Nga kabineti i Talat Xhaferit thonë se janë duke pritur përgjigjen e të gjithë deputetëve dhe pastaj do të përgatitet një përgjigje adekuate. /Telegrafi/