Telegrafi

Pritet nënshkrimi i Vieiras me Cityn

Sipas Sky Sports News, mesfushori i Interit do të kalojë te ‘pasanikët’ ndërsa me kontratën e re do të fitojë rreth 140.000 funte në javë.

33-vjeçari planifikon të përfshihet në përfaqësuesen e Francës që do të luajë në Kampionatin Botëror, ndërsa dëshiron një skuadër ku do të mund të luajë rregullisht, dhe këtë ia ka premtuar ish-trajneri i tij, Roberto Mancini, që aktualisht drejton Cityn. /Telegrafi/