Telegrafi

Pritet nënshkrimi i Traktatit të Lisbonës

Traktati parashikon postin e presidentit të Bashkimit Evropian dhe një shef të politikës së jashtme me kompetenca shumë më të mëdha.

Njëkohësisht, traktati heq të drejtën e vetos në shumë fusha që kanë të bëjnë me politikat e Bashkimit Evropian. Ky traktat u hartua pas dështimit të kushtetutës evropiane.

Udhëheqësit evropianë thonë se dy dokumentet nuk janë të ngjashme. Megjithatë, Traktati i Lisbonës përmban disa nga paragrafët e projektkushtetutës evropiane për disa reforma kyçe. /bbc/