Site icon Telegrafi

Pritet mirë projekti “Sube” i shqiptarit Kevin Edmond që synon tregun latin

Artisti i ri Kevin Edmond ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Sube” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike-verore.

Kënga është punuar nga Cekic në studion e Volt Media, dhe me këtë këngë artisti synon tregun latin.

Ndërsa për vargjet e tekstit janë kujdesur Cruz Meza dhe Kevin Edmond.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, për të cilin janë kujdesur produksioni PinkMoon.

Kevin Edmond është një emër i ri në muzikë, por që projekti i tij është pritur mirë nga publiku.

Shifrat e klikimeve dhe komentet pozitive tregojnë se kënga ka pasur një impakt të mirë te publiku, që në ditët e para të lansimit. /Telegrafi/

Exit mobile version