Telegrafi

Pritet mirë projekti i ri i Azet, “Wenn Die Sonne Untergeht”

Projekti më i ri i Azet, “Wenn Die Sone Untergeht” apo në shqip “Kur dielli perëndon” është pritur shumë mirë nga publiku.

Bashkëpunimi i tij me kolegun nga labeli, Zuna, u publikua dhjetë ditë më parë.

Dhe, përgjatë kësaj periudhe projekti ka gjeneruar mbi katër milionë klikime.

Videoklipi është xhiruar në Panama, aty ku së fundmi qëndroi reperi shqiptar.

Kënga është punuar nga një prej top producentëve, Lucry.

Bashkëpunimet e Azetit me anëtarin e KMN, Zuna, vijnë në kuadër të mixtape, “Super Plus”.

Azet shënoi sukses të konsiderushëm kohë më parë edhe me këngën “Lelele”. /Telegrafi/