Është pritur mirë projekti i ri nga Ledri Vula.
“Nasty Girl” ishte bashkëpunimi i Eaz dhe Xen, të cilët ftuan Ledrin në këtë projekt.
Kënga e bukur u pëlqye mjaft shumë nga publiku shqiptar.
“Nasty Girl” u komentua shumë në rrjetet sociale si një përpjekje e Ledrit për sukses ndërkombëtar pasi reperët kryesisht janë prezent në tregun evropian.
Projekti u pëlqye shumë me gjysmë milionë klikime në vetëm tri ditë të para.
Ledri Vula ka gati edhe disa projekte për stinën e dimrit të cilat po pret t’i publikojë.
Vera ishte mjaft e suksesshme për Ledrin me tri hite të cilat u pëlqyen shumë nga publiku e që u punuan në shtëpinë e hiteve RedBox. /Telegrafi/