Skenës muzikore në vendin tonë i është shtuar edhe Arbesa Kpuzi.
Këngëtarja e talentuar nga Mitrovica së fundmi ka publikuar këngën ‘A e din’.
Kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku, pasi ka mbledhur mijëra klikime në YouTube.
Kënga është një stil i veçantë që rrallë dëgjohet në estradën tonë.
E veçanta e kësaj këngë është se tekstin e saj e ka shkruar vet këngëtarja Arbesa.
Pas publikimit të këngës, Arbesa ka filluar të ndiqet jashtëzakonisht shumë nga fansat, derisa ajo ka publikuar edhe mesazhet që ka marrë nga qindra adhurues të saj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fv5czLamg18