Site icon Telegrafi

Pritet luftë e ashpër për pjesën perëndimore të Mosulit

Shteti Islamik (IS) do të shkaktojë një luftë të ashpër për të mbajtur nën kontroll pjesën perëndimore të Mosulit, pavarësisht humbjeve të mëdha që pësoi në Irak, kanë bërë të ditur sot zyrtarë të komandës amerikane.

Kohë më parë ushtria Irakiane e përkrahur nga trupat amerikane, kanë marrë nën kontroll një pjesë të madhe të qytetit Mosul, pas luftimeve të ashpra disamuajshe, por ISIS vazhdon ta kontrolloi pjesën perëndimore të qytetit.

Mosuli është qyteti i dytë më i madh në Irak dhe është njëra nga pikat më strategjike të vendit, për çka xhihadistët mundohen ta mbajnë nën kontroll.

Exit mobile version